E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Afron marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Brukselit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është shprehur optimist se brenda gjashtë muajve do të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për cështjen e targave.

 

Në një postim në rrjetin social twitter, Lajcak gjithashtu bën të ditur se grupet e ekspertëve nga Kosova e Serbia do të takohen rregullisht me këshilltarët e caktuar nga Bashkimi Evropian, deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete.

 

Reklamë

Delegacionet e ekspertëve sot zhvilluan takimin e parë mes tyre bazuar në marrëveshjen e arritur më 30 shtator.

 

Aktualisht, si pjesë e zgjidhjes së përkohëshme, pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore, mbulohen me letër ngjitëse dhe kjo vlen për të dyja vendet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë