E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Afro 100 persona të helmuar në Peshkopi, pjesa më e madhe fëmijë

Konsumuan ëmbëlsira nga e njëjta pastiçeri, por përfunduan ne spital me të vjella e bark. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtues të spitalit rajonal thanë se ata kanë nisur të paraqiten me të njëjtat shenja që ditën e hënë.

 

Janë rreth 100 persona deri tani të cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore në urgjencë, nga të cilët një pjesë janë fëmije. Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se qytetaret janë shprehur se helmimi ka ndodhur si pasojë e konsumimit të ëmbëlsirave, që dyshohet të jenë të prodhuara nga një pastiçeri në qytetin e Peshkopisë.

 

Drejtori i Spitalit, Beqir Biçi, tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se të gjithë janë trajtuar nga spitalin rajonal. Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra, te cilat i ka i dërguar në Tiranë për analiza. Ndërkohe Inspektorati i Sigurisë Ushqimore ka bllokuar pastiçerinë, e cila dyshohet të jetë burimi i helmimit masiv. Ajo do te jete e mbyllur deri ne nxjerrjen e rezultatit te analizave qe do te përcaktojnë shkakun e vërtete te helmimit.

Më shumë video

Reklamë