Këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hamdullah Mohib,  së fundmi ka një mesazh për të gjithë militantët talibanë, ku ka theksuar se qeveria nuk do të zmbrapset nga lufta me ta.

 

Mohib, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork,  është shprehur se ato duhet të bashkohen me ta në paqe ose ata do të vazhdojmë të luftojmë, dhe sipas tij mund dhe të fitojnë.

 

Në mesazhin e tij për popullin afgan, ai tha se “paqja është synimi ynë i përbashkët” dhe se “terroristët janë armiku ynë i përbashkët”.

 

Ai tha se shumë njerëz u privuan nga e drejta e tyre për të votuar, sepse vendi përballet me probleme në sigurimin e vendvotimeve, përballë talibanëve. Këta të fundit kontrollojnë ose ushtrojnë ndikim mbi gjysmën e Afganistanit.

 

Lufta në këtë vend ka nisur në vitin 2001, me një ndërhyrje të forcave amerikane, të cilat kanë përmbysur regjimin taliban.

 

Paqja duket e largët, sidomos që nga tërheqja, javë më parë, e Shteteve të Bashkuara nga një proces i bisedimeve me talibanët, qëllim kryesor i të cilave ka qenë nënshkrimi i armëpushimit.

 

Megjithatë, Mohib i falënderoi përkrahësit perëndimorë të Afganistanit, “veçanërisht vendet anëtare të NATO-s”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *