Subscribe

“Përfundimisht nuk guxoj të them që Klodian Zoto është burrë i mirë se nuk me ka lejuar media ta them diçka të tillë”, – kështu është shprehur në gjykatë avokati Ardian Leka për të mbrojturin e tij, administratorin e AlbTech Energy, Klodian Zoto, i cili është në arrati.

 

Seanca e mbrojtjes u shoqërua me ironi nga ana e avokatit Leka, i cili u shpreh i bindur se vendimi do të jetë i anshëm.

 

ARDIAN LEKA
AVOKAT I KLODIAN ZOTOS

 

Nuk kam asnjë shpresë për një gjykim të paanshëm, pasi është paragjykuar dosja pas publikimit mediatik. Për të njëjtën çështje, ditë më pare, Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin një deputeti dhe provat janë marrë të mirëqena nga Komisioni i Mandateve. Fajësia është shpallur publikisht. Të pandehurit nuk njihen me njëri-tjetrin, Klodian Zoto, përveçse Mirel Mërtirit që e ka patur bashkëpunëtor, nuk njihte njeri tjetër.

 

Leka pati një përgjigje edhe ndaj gjetjeve të Prokurorisë së Posaçme.

 


ARDIAN LEKA


AVOKAT I KLODIAN ZOTOS

 

 

Komisioni mund të ketë marrë vendim të ligjshëm dhe këtu akuzohen anëtarët se “kanë menduar gabim”. Nëse është kështu, Komisioni është hallka e fundit, në fund vendos Këshilli i Ministrave. Edhe ata paskan menduar gabim, por pse s’janë këtu atëherë? Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Vendimet janë ekzekutuar, janë marrë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Pse na duhet t’i marrim leje SPAK-ut për të ekzekutuar vendime tashmë?

 

Mbrojtja e Zotos kërkoi pafajësi, duke theksuar se ai ka dhënë konsulencë, madje ai shtoi se në shkresat zyrtare i drejtoheshin si avokat.

 

Nderkohe sot përmbyllën konkuzionet e mbrojtjes edhe kryetari i komisionit të prokurimit, Pëllumb Abeshi dhe dy anëtarët e Serafin Papa dhe Bardhyl Çabiri. Të tre i bënë apel gjykatës së posaçme për pafajsi ose dënimin me shërbim prove.

Në 27 korrik pritet te bëjë mbrojtjen e tij pronari i djegësit të Elbasanit, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetueses së tij Stela Gugallja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *