Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur sot nga Kuvendi lidhur me aferën e inceneratorëve.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se Komisioni Hetimor po zbulon përditë faktet dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje që sipas tij, është një skeme e strukturua, e parmannduar dhe e mirëllogarittur për të vjedhur 430 milionë nga lekët e shqiptarëve.

 

Basha theksoi se kjo skemë përfshin ministritë kryesore dhe kryeministrin.

 

“Komisioni po zbardh përditë se pse kryeministri nuk mund të lajë duart nga pergjegjesia duke ua hedhur fajin vetëm minsitrateve, të cilët shumë shpejt do perballen me drejtësinë. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni gjigand të qeverisë është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama. Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të ndodhë pa mbështetjen, nxitjem dhe miratimin e tij. Kjo është edhe arsyeja se pse Rama e mbylli komisionin, por e vërteta vetëm sa ka nisur të shpaloset. Është vetëm çështje kohe”, tha Basha.

 

Mes të tjetash, kryedemokrati tha se babai i një prej deputetëve të Kuvendit merr 10 milionë euro në muaj nga inceneratorët.

 

“10 milionë euro në muaj merr babai i një prej deputetëve në këtë sallë nga inceneratorët”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *