E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Afati për regjistrimin e partive, pritet që sot të mbyllë procedurën edhe Partia Demokratike

16 Tetori ishte afati i fundit që partitë politike kishin sa i përket depozitimit për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.

Këtë të premte KQZ do të miratojë forcat politike që pritën ditën e fundit, ku një prej tyre është edhe Partia Demokratike.

Reklamë

Megjithatë, një pjesë e partive dhe kandidatëve të pavarur tashmë janë regjistruar si Partia Socialiste, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar si dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Në seancën që do të mbahet në drekë, kryekomisioneri Ilirian Celibashi pritet të shqyrtojë kërkesën e PD si dhe do të vendosë për sasinë e fletëve që do t’i shpërndahen zgjedhësve në 9 Nëntor dhe vendndodhjen e disa prej qendrave të votimit.

Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, mat dhe Cërrik, ndërsa Tirana u pezullua për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë