E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Vendi

Afati për hetimet ndaj Tahirit deri më 10 mars, “Gjykata më dha të drejtë”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri kundër zgjatjes së hetimeve në lidhje me çështjen Habilaj.

 

Lajmi u konfirmua nga vetë ish-ministri I Brendshëm në përfundim të seancës. Ai shtoi se afati I fundit I hetimeve ndaj tij është data 10 mars.

 

Reklamë

“Gjykata pranoi kërkesën time. Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Besoj se kësaj maratone po I vjen fundi. Për mua ka rëndësi drejtësia edhe pse këmbëngul se ndaj meje janë bërë akuza të pabaza dhe skandaloze.”

 

I pyetur nëse pas hetimeve do të kthehet në politikë, ish-ministri I Brendshëm u përopq të shmangte një përgjigje dirkete duke thënë se kishte kohë përpara për të gjitha.

Më shumë video

Reklamë