E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Afati i targimit të automjeteve, tregtarët: Rendohemi financiarisht   

Një grup tregtarësh që merren me importin e makinave të vjetra i kanë paraqitur disa shqetësime ministres së infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Ata kundërshtojnë vendimin më të fundit të qeverisë që kufizon importin e automjeteve të prodhuara para vitit  2009, por paralelisht vendimi parashikon edhe targimin e të gjitha makinave që ndodhen brenda vendit deri në 1 mars 2019.

 

Reklamë

Por tregtarët kanë kërkuar rishikimin e këtij afati, pasi do t’i rëndonte ndjeshëm financiarisht.

 

Ministria duket se i ka dhënë shpresë ankesës së importuesve për gjetjen e një zgjidhjeje.

 

Paralelisht me këtë fakt janë me qindra automjetet që nuk arritën të hynin në Shqipëri brenda afatit ligjor në datën 2 dhjetor, duke mbetur në pikat kufitare. Ndonëse dy ministritë janë në fazën e rishikimit të kësaj situate, me qëllim amnistimin e mundshëm të tyre, por nuk ka ende një vendim zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi.

Më shumë video

Reklamë