Subscribe

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në aeroportin e Kukësit, nga ku ka premtuar se ai do të vihet në funksion brenda muajit prill.

 

Pista aktuale po shtohet me 300 metra, duke e çuar në total në 2.2 km të gjatë.

 

Sipas të dhënave nga koncesionari, punimet do të përfundojnë në muajin shkurt, për t’i lënë më pas vendin testimeve dhe certifikimit.  Në këtë kantier ndërtimi po punojnë disa kompani të huaja.

 

Ndërkohë që paralelisht po punohet edhe për ndërtimin e rrugës së aeroportit për ta lidhur atë me rrugën e kombit.

 

Pjese e investimeve është edhe ndërtimi i linjës së energjisë nga operatori i shpërndarjes. Në këtë aeroport do të punësohen 200 punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *