E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aeroplan rus pranë Alaskës, SHBA ngre në fluturim 4 avionë F-16

Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë në fluturim u ngritën 4 avionë luftarakë F-16. Në fluturim u ngrit edhe një avion mbikëqyrës amerikan.

Reklamë

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, që interceptoi mjetin e fluturimit, bëri me dije se avioni rus qëndroi në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane ose kanadeze.

Vendet e NATO janë në gatishmëri pas disa rasteve të javës së kaluar, kur avionë dhe dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë.

Megjithatë, rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë