Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do të largohet nga posti i kreut të akuzës ne dhjetor, por pas dy vitesh. Burime pranë Prokurorisë se Përgjithshme bëjnë me dije se për shkak te ndryshimeve kushtetuese në kuadër te reformës ne drejtësi mandati i kreu të organit te akuzës është 7 vjet dhe ky parashikim ligjor vlen edhe për Adriatik Llallën i cili ka 5 vjet ne këtë detyre.

 

Për te mbështetur këtë argument sipas Prokurorisë se Përgjithshme vlen edhe precedent i Ina Rames, pasardhëses se Adriatik Llallës.

 

Kur Ina Rama u emërua nga Parlamenti, Prokurori i përgjithshëm ishte pa mandat e vetëm me vone u ndryshua kushtetuta për ti vendosur një mandat 5 vjeçar, te cilin Ina Rama e respektoi duke u larguar nga detyra sapo u mbushen 5 vjet.

 

Për analogji sipas Prokurorisë se Përgjithshme mandati i Adriatik Llallës nuk është 5 vjet por 7 siç e parashikon kushtetuta aktuale.

 

Por një tjetër gjykim ndajnë ata qe hartuan dhe miratuan ndryshimet kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi. Burime pranë mazhorances bëjnë me dije se mandati i Adriatik Llallës përfundon pas dy muajsh dhe sipas ligjit për prokurorinë ai duhet te largohet.

 

Deri ne emërimin e pasardhësit, detyrat e tij i kryen prokurori me i vjetër ne Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Ky lexim i ndryshëm i Kushtetutës pritet te sjelle një përplasje te re mes Prokurorit te Përgjithshëm dhe Mazhorances.

 

Por gjate muajve te fundit Adriatik Llalla nuk është përplasur vetëm me shumicën qeverisëse por siç nuk ka ndodhur me asnjë institucion tjetër Prokurori i Pergjithshem është përplasur edhe me Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu, një prej mbështetësve me te forte te reformës ne drejtësi.

 

“Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka folura vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambientet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë. Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm. Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhin institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash.”

 

Por reforma ne drejtësi nuk sjell vetëm debatin për mandatin e Adriatik Llallës nëse është 5 vjet apo është 7 vjet; Qe te qëndrojë ne detyre qofte edhe deri ne dhjetorin e këtij viti llalla duhet te kaloje se pari vettingun i cili do te nise pikërisht nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *