Edhe pse në një ditë pushimi zyrtar si kjo e 8 dhjetorit, për kryeprokurorin në ikje Adriatik Llalla e premtja ishte një ditë si gjithë të tjerat në punë.

 

Ai hyri i pari në derën e organit të akuzës e pas tij nuk mungoi dhe i gjithë stafi apo dhe prokurorët e tjerë.

 

Deri tani kreu i organit të akuzës ka preferuar të heshtë lidhur me qëndrimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme,  ndonëse një ditë më parë kuvendi hapi procedurën e shpalljes së kandidatëve për prokuror të përkohshëm.

 

E në një kohë që Komisioni i Ligjeve iu la 5 dite kohe te gjithë prokuroreve te paraqesin kandidaturat, nuk mungoi as një prej tyre.

 

Disa orë pas mbërritjes së Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme u paraqit kreu i prokurorisë së apelit në Durrës Ferdinand Elezi. Pas gati 1 orë në zyrën e Llallës, Elezi i përfolur si një ndër kandidatët potencialë për postin e kryeprokurorit nuk pranoi të fliste për mediat,  por sipas tij, vizita kishte të bënte me një vërtetim vjetërsie pune.

 

Vjetërsia në punë është një nga kriteret e kërkuara nga ligji, sipas të cilit Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë.

 

Pas afatit të përcaktuar nga Kuvendi, kandidatet do te zhvillojnë seanca dëgjimore, e me pas lista e atyre qe plotësojnë kriteret shkon per votim ne seance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *