E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Administrimi i provave për qarkun e Beratit, KAS shtyn seancën, vendimi jepet të mërkurën

KAS e ka shtyrë për të mërkurën dhënien e vendimit përfundimtar lidhur me administrimin e provave për qarkun e Beratit. KAS do të mblidhet më 19 maj për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes.

 

Ndërkohë, nesër vijohet për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun Gjirokastër, dhe më pas do të nisë shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës.

 

Pas pretendimit të LSI për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit, KAS do të marrë një vendim nëse do të ketë rinumërim të votave në qendrat e votimit ku LSI pretendon parregullsi, pas përfundimit të shqyrtimit të materiale zgjedhore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë