E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Abuzimet seksuale/ Papa Françesku kritikon peshkopët në SHBA

FILE PHOTO: Pope Francis attends a meeting with faithful of the diocese of Rome at Saint John Lateran Basilica in Rome, Italy May 14, 2018. REUTERS/Tony Gentile/File Photo

Papa Françesku iu bëri thirrje peshkopëve në Shtetet e Bashkuara, të tregojnë unitet teksa përpiqen të trajtojnë një krizë nga akuzat për abuzime seksuale.

 

Papa tha se grindjet e brendshme duhet të përfundojnë pasi skandali ka dëmtuar kredibilitetin e Kishës amerikane.

 

Reklamë

Në një letër të gjatë dhe shumë të pazakontë dërguar peshkopëve në SHBA, Papa Françesku tha se trajtimi i këtij skandali tregon nevojën urgjente për një qasje të re për menaxhimin dhe mendësinë brenda Kishës.

 

“Njerëzit besnikë të Perëndisë dhe misioni i Kishës, vazhdojnë të vuajnë shumë si pasojë e abuzimeve të pushtetit, ndërgjegjes dhe abuzimit seksual, si dhe mënyra e varfër sesi u trajtuan këto çështje“, shkroi Papa.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë