E shtunë, 31 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Aborti që “vret” të ardhmen

Kjo është nje vajze 21 vjeçare nga Tirana, e cila thotë se kohet e fundit ka marrë lajmin, qe sipas saj është me i rëndi qe mund ti jepet një femre.

 

Reklamë

Pasi është fejuar, ajo ka kuptuar se nuk mund te mbetej shtatezane. 21-vjeçarja ka kryer kontrollet tek mjeket gjinekolog, por ata i kane thëne se aborti qe ajo ka bere kur ishte 17 vjeç, e pengon sot të linde një fëmije.

 

Reklamë

Mjeku gjinekolog ne maternitetin “Mbretëresha Geraldine”, Erlin Kurti, thotë se pasojat e abortit janë te shumta. Femrat per te mënjanuar ketë situate, duhet te përdorin kontraceptivet.

 

Kurti sqaron se veç abortit kirurgjikal, ka edhe abort medikal, por ai duhet bere nen kujdesin e mjekut. Edhe medikamneti qe njihet si “pilula e emergjencës”, e qe përdoret pasi femra dyshon se mund te ketë mbetur shtatezane, nuk mund te merret ne farmaci pa rekomandimin e mjekut, pasi shkakton komplikacione.

 

Por pilula e emergjencës shitet pa asnjë pengese ne farmaci.

 

Instituti i Shëndetit Publik beri të ditur se për vitin 2016 ne gjithë Shqipërinë jane kryer rreth 6000 aborte. Por kjo shifër mendohet te jete me e larte, pasi ajo nuk përfshin abortet e ndodhura ne spitalet private.

 

Më shumë video

Reklamë