Anëtari I komitetit ekzekutiv Abdyl Kuriu tha në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se policia e shtetit nuk I përgjigjet thirrjes se federatës për ndihme që nga java e parë. Për këtë arsye të gjitha deklaratat e bëra nga forcat e rendit këtë të hënë kundër federatës nuk kanë asnjë vlerë.

 

Deklaratat e policisë nuk marrin vlerë pasi ngjarja e rëndë ka cënuar rëndë imazhin e futbollit tonë. Federate e ka ngritur zerin për problemet ne stadium që në javën e parë në duelin Skenderbeun-Partizani por cdo thirrje cuditërisht është injoruar.Presidentet që drejtojnë klubet kanë deklaruar që policia duhet të jetë brenda stadiumit. FSHF ka folur nëpërmjet zyrtarit të saj të lartë këtë të hënë se nuk ka mundësi më ta vijojë kampionatin pa mbështetjen e policisë.

 

Kuriu shtoi se Policia private është e paaftë për të menaxhuar tensionet që krijohen nga gara e fortë e cila tani sa vjen e bëhet më e ashpër në klasifikim dhe kjo reflektohet edhe në situata jo positive që vijnë kryesisht nga tifozët.

 

Kuriu replikoi me gazetarin Zalla pasi ky I fundit hodhi akuza për federatën sit ë paaftë për ta menaxhuar kampionatin pasi kreu I federatës nuk mund të dënojë ata që bëjnë incidente duke qënë se ka bërë marrëveshje për votën. Zalla tha se faji për dhunën nuk është I policisë por I vetë futbollit e në mënyrë të vecante I atyre që e drejtojnë, ndërkohe që Kuriu iu përgjigj duke thene se futja e tifozeve në fushe nuk mund ti faturohet si përgjegjësi federatës.

 

Ish futbollisti I njohur, Abdyl Kuriu duke u ndaluar tek gjyqtarët tha se kjo kategori është janë problem në të gjithë botën.

 

Megjithatë sipas tij kjo nuk e justifikon gabimet e gjyqtarëve shqiptare, ama duhet parë me kujdes dhe ata që gabojnë rëndë duhet të ndeshkohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *