Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha:...

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës...

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi arritur konsensus për postin e presidentit

2 Mars 17:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin, nuk është arritur një marrëveshje për postin e presidentit, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e tij.

“S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në”, tha Abdixhiku për mediat, pas takimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se është i hapur për një takim të radhës nëse kjo do të sillte një zgjidhje, por u shpreh skeptik për propozimin që secila parti të shkojë në seancë me një propozim të vetin.

“Për garë, LDK-ja nuk ka zgjidhje. Ajo është procedurë e paraparë për të dështuar”, tha Abdixhiku, duke shtuar se ky opsion do të sillte vetëm zgjedhje të reja.

Ai nuk pranoi të flasë për emrat specifikë të të përmendurëve deri më tani, por tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si “zgjatim i qeverisë”.

Takimi u zhvillua në një moment kur partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për një figurë unifikuese, ndërsa kreu i Qeverisë ka lënë të hapur mundësinë që, në mungesë të marrëveshjes, secila parti të kandidojë emrin e vet në Kuvend.

Para takimit, Kurti s’pranoi të diskutojë për emrat e përmendur për postin e presidentit, duke thënë vetëm se “duhet dikush që i siguron 80 vota”.

Kurti ka deklaruar më herët se beson që Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të ishte figurë e përshtatshme për postin e presidentit, duke theksuar se vendit, sipas tij, i duhet një personalitet që “u bën ballë shtrëngatave” në rrethanat aktuale gjeopolitike.

Megjithatë, Murat Jashari ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për këtë pozitë.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje, që e kishte propozuar në mandatin e parë, nuk e ka përmendur emrin e saj si kandidate. Partitë opozitare e kanë kritikuar Osmanin për, siç kanë thënë, njëanshmëri në favor të Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Kurti ka thënë se, nëse nuk arrihet një marrëveshje për një figurë me mbështetje të gjerë, atëherë një nga opsionet është që secila parti ta propozojë kandidatin e vet dhe procesi të zhvillohet përmes garës në Kuvend.

Në javët e fundit, gatishmëri për kandidim ka shprehur edhe ish-ministri Arsim Bajrami, ndonëse pa mbështetje të qartë nga partitë tjera.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./REL

Posted Under:
Anash Kosova

Nga e njëjta kategori

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha: Çdo demokrat dhe mbështetës duhet t’i bashkohet

më shumë...

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

më shumë...

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

më shumë...

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec, SPAK: Sekuestrohen 128 mln euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:31

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe...

1:12

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e...

1:10

Festa e PS dhe protesta e qytetarëve,...

12:31

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me...

12:10

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec,...

11:55

Zbulohen apartamente të kthyer në baza prostitucioni...

11:24

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në...

11:13

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku...

11:07

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e...

11:03

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të...

10:40

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë...

10:09

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë,...

10:06

SPAK shkatërron rrjetin e drogës, lëshohen 20...

9:58

EMRI/ Tentoi të grabisë një pikë këmbimi...

9:43

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër...

9:29

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e...

8:47

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump...

8:41

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për...

8:11

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu...

8:02

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.