E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Abbas përshëndet takimet e fundit me palën amerikane për paqen

Palestinian President Mahmoud Abbas listens to a question during a media briefing at the Union Building in Pretoria November 26, 2014. Abbas is on a state visit to South Africa. REUTERS/Siphiwe Sibeko (SOUTH AFRICA - Tags: POLITICS)

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas u shpreh sot se aspiron që takimet e fundit me administratën amerikane të Donald Trump të finalizohen me vendosjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

 

“Trump i ka telefonuar presidentit palestinez më 10 mars duke e ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Ne do të përcaktojmë datën e takimit brenda një kohe mjaft të shkurtër”, pohoi sot Abbas gjatë një konference shtypi në Mouqataa, kompleksi presidencial palestinez në Cisjordani, e pushtuar nga Izraeli.

 

Abbas përgëzoi faktin e vizitës së fundit në Ramallah të disa zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë Mike Pompeo, kreun e CIA, në mesin e muajit shkurt, më pas Jason Greenblatt, përfaqësues special i Trump i ngarkuar për negociatat ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë