E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Abazoviç tradhëtar”/ Protesta masive në Podgoricë, partitë pro serbe duan zgjedhje të parakohshme

Mijëra mbështetës të partisë “Mali i Zi Demokratik” protestuan në Podgoricë duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Në mbështetje të demonstratës ishin edhe deputetë e zyrtarë të Frontit Demokratik pro-serb.

 

Reklamë

Pas rrëzimit të qeverisë dhe shkarkimit nga kryesimi i parlamentit, lideri i demokratëve, Aleksa Beçiç u bëri thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë vjedhjes së vullnetit elektoral.

 

ALEKSA BEÇIÇ

KRYETAR, “MALI I ZI DEMOKRATIK”

“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Oferta jonë është e qartë, ne jemi demokratë dhe evropianë dhe ne ofrojmë një zgjedhje evropiane. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”.

 

Beçiq akuzoi për tradhëti kryetarin e lëvizjes URA, Dritan Abazoviç, duke thënë se ai synon që ta formojë ekzekutivin e ri me mbështetjen e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç.

 

Pas zgjedhjeve të mbajtura në gusht të vitit 2020, Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA formuan koalicionin qeverisës duke rrëzuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç pas 30 vitesh në pushtet.

 

Ndërkohë, në Mal të Zi vijojnë bisedimet për formimin e një qeverie të re që mund të kryesohet nga shqiptari Dritan Abazoviç dhe ka fituar mbështetjen e socialdemokratëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë