Subscribe

Mali i i Zi do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të nismës “Ballkani i Hapur” që do të mbahet në Ohër.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri malazez, Dritan Abazovic. Duke i referuar deklaratave të fundit të presidentit Milo Gjukanovic, i cili e kundërshtoi nismën,  kreu i qeverisë nënvizoi se deshiron të vezhgojë nga afër takimin.

 

DRITAN ABAZOVIC

KRYEMINISTËR,  MALI I ZI

 

“Do t’ju kujtoj se edhe presidenti Milo Gjukanovic ka marrë pjesë në një takim të Open Balkan. Një herë ka marrë pjesë ministri i ekonomisë. Ka ndodhur më hertët dhe nuk është na një gjë që ne po çuditemi. Personalisht mendoj se ndonjë nisma rajonale që mund të përshpejtojë “integrimin evropian, jo vetëm të Malit të Zi, por të vendeve të rajonit, diçka që duhet ta pranojmë. Nga ana tjetër, nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar”

 

Sipas kryeministrit malazeze, nuk ka asnjë arsye se pse duhet të refuzohet një nismë e tillë.

 

DRITAN ABAZOVIC

KRYEMINISTËR,  MALI I ZI

 

 “Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm se “Në favor të Malit të Zi, Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”. Nëse nuk është i mirë për një parti apo një politikan, le ta thonë këtë. Por unë nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm.”

 

Ballkani i Hapur” është bërë shpesh shkak pwr përplasjen mes liderëve të vendeve që janë pjesë e iniciativës, dhe atyre që nuk janë.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim rajonal. Zyrtarët në Kosovë kanë argumentuar se një nismë e tillë është pa vizion dhe e rrezikshme për rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *