A u nda Janet Jakson nga bashkëshorti për para?!

Vetëm pak pasi lindi fëmija i tyre i parë , Janet Jackson dhe miliarderi nga katari Wissam Al Mana, u ndanë, duhet ta saktësojmë këte ashtu sic bënë dhe ata. Cifti tha në deklaratën për shtyp se po ndaheshin dhe nuk po divorcoheshin. Një burim pranë ciftit zbulon të vërtetën që fshihej pas problemeve të tyre, që si duket në vend të parë të listës qëndrojnë diferencat kulturore.
“Ata u ndanë pak pasi lindi bebi”, – shprehet burimi. “Kulturat e ndryshme që kishin, u bënë edhe më të dukshme me ardhjen në jetë të djalit. Të dy vijnë nga dy botë të ndryshme. Për vite të tëra, Janet u përpoq të pershtatej në maksimum me kulturën e tij. Duke qenë se ajo nuk është rritur në atë mënyrë e me ato zakone, kjo ishte një sfidë më vete për të. Por shpesh ajo ndjente se po e zhgënjente Wissam.”
Permendim se motra e mbretit të ndjerë të popit, Michael Jackson dhe miliarderi arab u martuan më 2012-ën, shumë të dashuruar. Të dy kanë qenë persona të rreptë kur vjen fjala tek privatësia. Ata nuk kanë lënë asnjëherë gazetarët ti cënojnë. Ndërsa edhe përse për ta mund të jenë të papërshtathshme, tani po qakllojnë në media lajme se si Janet mund te fitojë miliona dollarë nëse divorcohet nga Wissam.




