A rrezikon Rama nga revolta? Përgjigjet Gjinishi në “Të Paekspozuarit”

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në studion e “Të paekspozuarit” në Vizion Plus tha se Edi Rama rrezikon politikisht nga vala e protestave të fundit në vend.
Gjinishi kritikoi ashpër reagimin e qeverisë dhe të Policisë, duke e cilësuar këtë të fundit si joprofesional.
Ai deklaroi se dhuna ndaj protestuesve dhe numri i të plagosurve kanë përkeqësuar situatën.
Pjesë nga intervista:
A rrezikon realisht Edi Rama nga kjo revoltë?
Gjinishi: Po. Rama kishte tri mundësi. Pati kërkesat e flamingove, por nuk i pranoi dhe e ashpërsoi shumë qëndrimin e tij politik, duke qenë tepër i egër. Policia sot nuk është treguar profesionale. Civilët që rrëmbejnë protestues janë terroristë. Shteti duhet të distancohet nga kjo. Kemi parë policë që dhunojnë dhe gjuajnë me gurë. Kemi një reagim joprofesional të ministrit të Brendshëm. Ata janë banditë. Spitalet kanë qenë plot me të plagosur. Rama humbi që reagimin që në fillim. Rama është i rënë. Nuk ka lidhje ajo që po ndodh në Shqipëri as me Francën, as me Italinë.
/vizionplus.tv




