“Zgjedhjet në maj, rezultatet në gusht”, kjo ishte tema e kësaj të enjteje në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj, në Vizion Plus.
I ftuar në studio kandidati i “Nisma Shqipëria bëhet”, Pano Soko, tha se vendimi për rinumërikmin e votave ishte i nevojshmë për të ezauruar deri në fund sistemin.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a pritet ndryshim mandatesh, Soko tha se edhe mund të ketë brenda partive, pasi në disa raste ka patur devijim vote.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ishte i domosdoshëm ky rinumërim, pret surpriza?
Soko: Natyrisht. Është një sistem i cili duhet ezauruar deri në fund. Për sa kohë sistemi është dizenjuar që çdo kandidat ka të drejtë të shohë rezultatet e nxjerra, është e drejtë absolute e çdo kandiati të ezaurojë sistemin deri në fund.
Borakaj: Kjo tregon dhe besueshmërinë tonë të dobët te procesi.
Soko: Sistemi është kjo që po bëhet po apelohet vendimi i marë nga trupa zgjedhore. E dyta e domosdoshme të materializojmë atë pretendim që ne ngritëm për paprekshmërinë e votës. Vetëm frika nuke ruan vreshtin, nganjëherë edhe duhet ta jkapësh hajdutin. E treta populli shqiptar ka votuar që individë të caktuar të shkojnë në parlament me mandatin e votës jo me preferencën e kryetarit. Çdo deformim që vjen është sepse diku një njeri aty lart ka vendosur mos zbatohet vullneti i popullit. Kjo është dhe për PD dhe për PS. Mos harrojmë që në PS u mbyll me arbitraritet ezaurimi i shkallëve të tjera të sistemit. Ndërhyri i madhi lart dhe tha nuk ka ankimim. A pres unë ndryshime? Besoj se po. Jam dëshmitar i një pjesë të këtyre ankimimeve.
Borakaj: Edhe në ndarje madnatesh?
Soko: Po flas për qarkun e Fierit ku kam qenë dëshmitar i devijancave gjatë numërimit ku bëhej fjalë për krahaisim propcesverbalesh dhe materialesh të dala nga kutia e votimi. Pasi kemi vëzhguar një kampion, dolëm në përfundim në 6 raste deformimi vote. Unë nuk e di si do shkojë deri në fund, a do të ndikojnë votat edhe në mandate. Trendi duket sikur edhe mund të ketë ndryshime mandatesh.
Borakaj: Po në kandidatë?
Soko: Po flas për mandatet brend partisë.