Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin...

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon...

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

A po rikthehet Berluskoni?

Nga Christoph Hasselbach
Opinionist pranë "Deutsche Welle"
9 Nëntor 12:19

Një “kufomë” është ringjallur. “Berlusconi jeton”, titullonte e përditshmja “La Verità” artikullin e saj, dhe një karikaturë në “Corriere della Sera” e tregon Berlusconin duke dalë nga një varr si Llazari në Testamentin e Ri. 81 vjeçari ka qenë katër herë kryeministër dhe ka lënë pas një sërë skandalesh, afera seksuale dhe një gjykim për evazion fiskal. E megjithatë influenca e tij në politikën italiane është sërish e pranishme. Ai vet nuk kandidonte në zgjedhjet rajonale në Sicili. Sidoqoftë Berlusconi në sfond është përpjekur që kampi i qendrës së djathtë me Nello Musumeci të ketë një kandidat të përbashkët e ai ka bërë reklamë për të. Musumeci fitoi zgjedhjet me 40 përqind. “Sicilia, ashtu sikurse e kam kërkuar unë, ka votuar për rrugën e ndryshimeve”, shprehet i entuziazmuar Berlusconi në një mesazh me video në Facebook.

 

Vërtetë Sicilia tradicionalisht zgjedh në mënyrë konservatore, por kryeministri i deritanishëm socialdemokrat ishte një përjashtim. Ndërsa aleanca e Musumecis është më shumë se sa konservatore. Ajo bashkon partinë e moderuar të djathtë të Berlusconit Forza Italia me Lega Nordin ksenofobe si dhe me një parti tjetër të ekstremti të djathtë me emrin “Vëllezërit e Italisë”. Musumeci konsiderohet si “postfashist”.

 

Partia më e fortë si parti më vete doli lëvizja kritike ndaj Europës Pesë Yje me rreth 35 përqind, ndërsa socialdemokratët janë ndëshkuar ashpër nga zgjedhësit. Kampin e qendrës se majtë e ka dëmtuar jo vetëm bilanci i dobët i poliitkës rajonale, por edhe përçarjet brenda vetes. Kjo vlen edhe në nivelin kombëtar. Tek e fundit pjesëmarrja e ulët në votime pasqyron frymën në ishull: më pak se një në dy zgjedhës ka votuar.

 

Problemet e Sicilisë janë problemet e Italisë

 

Në thelb problemet e Sicilisë janë edhe problemet e të gjithë Italisë, vetëm se më keq: borxhe të larta, papunësi e lartë (tek të rinjtë është i prekur më shumë se një në dy vetë), rritje e dobët ekonomike, influencë e mafies. Këtyre u shtohet edhe kriza e refugjatëve prej afërsisë me Afrikën. Partitë e djathta në luftën elektorale ngrinin zërin zërin kundër migrantëve – e me sa duket me këtë temë kanë tërhequr elektorat. Ndaj edhe zgjedhjet rajonale konsiderohen si test për zgjedhjet parlamentare në maj të vitit të ardhëm në mbarë Italinë.

 

Nëse i referohesh rezultateteve në Sicili, Italia ndodhet para një zhvendosjeje të qartë, larg socialdemokratëve dhe drejt lëvizjes Pesë Yjet ose aleancës së re të qendrës së djathtë si në Sicili. Kandidati kryesor i Pesë Yjeve Luigi di Maio është aq i sigurt për kauzën e partisë së tij, sa ai e “konsideron të vdekur politikisht” ish-kryeministrin socialdemokrat Matteo Renzi.

 

Berlusconi, për të penguar Pesë Yjet?

 

Por një tjetër yll është ngjitur tani në qiellin politik, e ky është sërish Silvio Berlusconi. Ai e reklamon aleancën e djathtë sociale si një alternativë serioze kundrejt Pesë Yjeve- Ai, personifikimi i skandalit, u premton sicilianëve pas fitores “kthesë rrënjësore, të ndershme, konstruktive bazuar tek ndershmëria, kompetenca dhe përvoja”. Maurizio Gasparri, kryetari i grupit parlamentar të Forza-Italia-s në senat tha: “Humbja e socialdemokratëve është evidente. Aleanca e qendrës së djathtë me programin e saj të arsyeshëm, që është projektuar nën kujdesin e Berlusconit, ka gjetur mbështejen e zgjedhësve.”

 

Por përse kjo ringjallje e Berlusconit të zhytur në skandale? Historiania Anna Foa në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuter konstaton me dëshpërim: “Ky është një vend, në të cilin fiton votat e zgjedhësve, duke shkelur rregullat.” Ndërsa kolegu i saj Giovanni Orsina mendon: “Berlusconi është si një makinë e përdorur me garanci. E di se çfarë merr.”

 

Tani për tani nuk duket sikur socialdemokratët në pushtet do të mubd t’i rifitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Nëse lëvizja Pesë Yjet nuk fiton, atëherë do të jetë aleanca e qendrës së djathtë nën drejtimin e Berlusconit, ajo që do të vijë në pushtet. Deri tani Berlusconi pas dënimit duket se nuk do të mund të bëhet më kryeministër. Por 81 vjeçari shpreson, që Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut deri atëherë do ta rrëzojë vendimin. Por edhe sikur ai të mos bëhet kryeministër, nëse fiton aleanca e tij e Forza Italia-s, Lega Nord-ti dhe “Vëllezërve të Italisë”, Berlusconi do të jetë burri i fuqishëm në sfond. Ky do të ishte një Comeback i pashembullt.

Posted Under:
Kryesoret Opinion
Tagged:
Berlusconi Evropa Italia Sicilia

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

më shumë...

“Greqia na ka futur xixat me njëri-tjetrin”, Rama: Bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë tek investimet e huaja që tërheq

më shumë...

Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në aktivitete politike. PS: Çdokush është i lirë pas orarit zyrtar  

më shumë...

“Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frigorifer”, zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:05

Mot sot, temperaturat deri në 34°C, pasdite...

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

9:18

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

9:12

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan...

8:47

Nga ai i tërfilit te i shqopës,...

8:04

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin...

7:54

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal...

6:42

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

6:30

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin...

6:10

Trump paralajmëron Iranin: Do t’i sulmojmë shumë...

6:05

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e...

6:05

Teherani sfidon Uashingtonin: Jemi gati për goditje...

5:34

Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill...

5:29

Suedia miraton projektligjin që i jep fund...

Më të klikuarat

  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në Fier një univ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.