Subscribe

Mes kundërshtimesh nga faktori ndërkombëtarë, qeveria miratoi draftin e amnistisë fiskale dhe penale. Për ish- kreun e drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, Artur Papajani ligje të tilla janë një virus që nuk e shërojnë  ekonominë. 

Amnistitë janë viruse për ekonominë e që mund të krijojnë një imunitet të përkohshëm, por nuk japin kurrë efekt shërues. Ato nuk I japin soliditet ekonomisë.

I ftuar në emisionin E-Zonë në Vizon Plus, z. Papajani ndalet edhe tek kategoria e emigrantëve, që qeveria pretendon se do të jenë subjekt i përfitimit të amnistisë. Sipas tij, kjo kategori nuk mund të jetë përfitues nga ligji, pasi ato janë subjekt i detyrimeve fiskale në vendet ku punojnë dhe jetojnë. 

Janë disa klauzola ndërkombëtare që e kufizojnë përfshirjen e tyre në amnisti. Janë ato që kanë të bëjnë me kuptimin e konceptit të rezidentit fiskal në vendet ku punojnë dhe paguajnë detyrimet e atij shteti. Sa i përket grupit të atyre që mund të kenë punuar në të zezë, ata e ndjejnë veten të rriskuar pikërisht nga shteti ku ata kanë punuar, pasi cdo shtet mund të kërkojë informacion për këtë kapital që ai ka vendosur duke ju shmangur detyrimeve dhe për këtë ata mund të penalizohen.- sqaron Papajani .

Për ish kreun e tatimeve pika më e errët e këtij ligji është ndarja e burimit të parave, nga puna në të zezë si dhe ato të ardhura që vijnë nga aktivitete informale. Kjo pjesë e ligjit mbetet shumë e debatueshme dhe shumë në pikpyetje se si do të zbatohet në praktikë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *