Drejtoresha e Burgut të të Miturve, Marinela Aliaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për sjelljen e të miturve që vuajën dënimin në burg pas kryerjes së një vepre penale.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se a shfaqin pendesë të miturit kur dërgohen në qeli, Aliaj tha se fillimisht jo pasi ende se kanë kuptuar se çfarë kanë bërë dhe ku ndodhen, por më pas të gjithë pendohen.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Shfaqin pendesë të miturit që përfundojnë në burgje?
Aliaj: Në fakt do të më lejoni të bëj një shtrirje më të gjërë të funksionit të një IVP-je. Nga të gjitha rrugët dhe proces transformuese që Drejtoria e Burgjeve ka marrë, patjetër që mundohet të krijojë sigurinë për shtetasit. Qëllimi parësor i këtyre institucioneve ëhstë rehabilitimi i të miturve. Çdo i mitur apo i ri që kalon në institucionin e Kavajës kalon përmes një procesi vlerësimi.
Borakaj: Flasin gjatë këtij trajtimi?
Aliaj: Siaps individëve. Kontakti i parë me institucionin ëhstë më i ngurtë. Janë përballur me një ndoshta me një vepër penale që ndoshta nuk e kanë menduar. Vjen në një ambient ku nuk njeh kënd, përballet me policinë më herët dhe patjetër që në momente specifike shfaqin ndroje dhe mbyllje. Kanë pendim.
Borakaj: Po prindërit si sillen?
Aliaj: Institucioni i Kavajës ku unë bëj pjesë kemi ofruar mundësira që prindi të jetë sa më pranë institucionit dhe fëmijës. Vazhdimësia e marrdhënies ku të drejtat e takimeve janë të kufizuara. Janë 8 takime në muaj. Një pjesë e madhe e familjeve e kanë të pamundur. Pjesa më në qendër patjetër e mundëson.
Borakaj: E vuajnë fëmijët mungesën e takimeve?
Aliaj: Pjesa e fëmijëve të cilët e kanë në një shtrirje të gjatë mungesën e takimit me prindër patjetër e shfaqin, por pjesa më e madhe e ezauron.





