E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

A ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri? Ja vendimi

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat shtrënguese kundër koronavirusit të mos pësojnë ndryshime.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në një konferencë për mediat se masat do të ngelen në fuqi siç janë.

 

Reklamë

Pra, ora policore do të nisë në orën 20.00 kur çdo gjë do të jetë e mbyllur dhe do të lejohen vetëm lëvizjet për arsye emergjence. Mësimi do të vijojë online, kurse fluturimet me Britaninë e Madhe ngelen të pezulluara.

 

“Kemi një tendencë të uljes së qëndrueshme të numrit të rasteve të infektimeve ditore. Vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve prej muajit janar. Numri i infektimeve mbetet shqetësues, ka një tendencë të rritjes së numrit të infektimeve. Komiteti i Ekspertëve vlerëson që masat të qëndrojnë të njëjta. Qytetarët të vijojnë të kenë sjellje të kontrolluara.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë