Vendi
A mund t’i bënte Lorik Cana surprizë më të bukur Shqipërisë, sot?

Ju kishte munguar Lorik Cana?
Nuk e keni parë ende ku është shfaqur për herë të fundit?!
Përgjatë një viti, nuk keni nevojë ta kërkoni në vend tjetër; Lorik Cana është tashmë, zyrtarisht,
imazhi i Tring. A mund t’i bënte dhuratë më të bukur Shqipërisë, ish kapiteni i kombëtares
shqiptare, me buzëqeshjen e tij të bukur!? Spoti që po shihni sot është vetëm fillimi i rrugëtimit
që Cana ka vendosur të vijojë gjatë, me platformën e suksesshme dixhitale, Tring.
Për të gjitha ndeshjet e Champions League apo kampionateve të tjera të rëndësishme që do të
transmetohen vetëm në kanalet Tring, tashmë do ta keni më të thjeshtë të njoftoheni sepse imazhi
i Lorikut, bashkë me informacionet e rëndësishme që ka për t’iu dhënë, do t’iu tërheqë vetë! Me
siguri që sezoni i kampionateve sportive që priten të vijnë, do të shtojë edhe tifozerinë femërore.
Vajza, mos u ngatërroni! Loriku nuk luan në asnjë ndeshje por do t’i shoqërojë të gjitha me
imazhin e tij!
Kjo nuk është fare e thjeshtë për t’u arritur! Për të xhiruar me Lorikun duhen
programuar disa orë pune shtesë! Veçse, të gjitha ndalesat e paparashikuara që ndodhin në rrugë,
për ta përshëndetur, për t’i marrë autografe, nuk ndikojnë fare në shfaqje shenjash lodhje në
portretin e tij. Përkundrazi! Ata që nuk kanë fatin të rastistin në rrugë kur Loriku vrapon për të
xhiruar, s’ju mbetet veçse të shohin Tring…
Kujdes! E kemi fjalën për kampionatet 😉
Vazhdo të lexosh
Reklamë




