Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e ëndrrave për...

E pazakontë/ Këshilltarja merr pjesë në mbledhje nga tualeti...

Tragjedi në Kretë, 40 vjeçarja bie nga varka gjatë...

Seanti i jep “dritën jeshile”, konfirmohet ambasadori i ri...

Sa e dëmton “El Nino” ekonominë botërore

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

A mund të jetë Venecia një gondolë shpëtimi për opozitën?

Astrit Patozi
Politikan
2 Dhjetor 11:58

Sot kemi hyrë në dhjetor, i cili është zakonisht një muaj i plogësht politik në Shqipëri. Qeveria përgjithësisht është e zënë me ndarjen e fundit të zahireve të motit, ndërsa opozita feston përvjetorët e vet, shpërndan kartolina dhe lutet me zë të ulët për vitin e fundit pa pushtet. 

 


Ndërsa këtë radhë, me shumë gjasë, do të jetë pak më ndryshe. Mos prisni kot që të ketë ndonjë revolucion, nga ata që janë paralajmëruar në shtator. Asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

 


Por diku në mesin e muajit pritet të mbërrijë mendimi i Komisionit të Venecias për vetting-un në politikë, e cila është praktikisht arsyeja zyrtare që e mban Partinë Demokratike jashtë parlamentit. Nuk është çudi që data të përkojë me Kuvendin Zgjedhor të Partisë Demokratike, prej të cilit mesa thuhet do të dalë ekipi i ri drejtues i saj. Nuk do të ishte keq që po atë ditë të merrej edhe një vendim i rëndësishëm politik.

 


Intuita më thotë se përgjigja do të jetë negative dhe kërkesa do të konsiderohet e ekzagjeruar. Dhe nëse kjo ndodh, Lulzim Bashës nuk i mbetet shumë për të thënë, por i duhet që të bënte një zgjedhje të vështirë, mu në kulmin e retorikës së vet kundër qeverisë së kriminalizuar. 

 


Normalisht, do t’i duhet të kthehet me kokën ulur në parlament, duke mos e vënë në dyshim autoritetin dhe besueshmërinë e Komisionit të Venecias, si një tempull i shenjtë i drejtësisë perëndimore, të cilin ende palët politike në Shqipëri nuk kanë guxuar ta përbaltin. Sepse do të ishte krejtësisht e papërligjur çdo arsye tjetër që mund të dilte rrugës, e cila thjeshtë do ta ekspozonte propozimin për vettingun në politikë, jo si një kauzë serioze, por si pretekst për ta mbajtur artificialisht opozitën jashtë parlamentit.

 


Natyrisht, askush nuk do të habitej, sikur pas rrëzimit nga Venecia të dëgjonte Bashën dhe Monikën të thonin se pa u mbyllur protesta e Astirit ata nuk do të hyjnë kurrë në parlament. Madje, ata mund të gjejnë edhe tema më pak të rëndëishme, se sa halli real i disa qindra familjeve, që mund t’u prishen shtëpitë nga projekti i Unazës së Re. Por kjo do ta zbehte në maksimum peshën e aksionit politik të saj si dhe do ta delegjitimonte shumë përpjekjen për të pasur aleatë ndërkombëtarë në të ashtuquajturën betejë të tyre për zgjedhjet e lira. 

 


Mundësia tjetër, me shumë pak shanse që të ndodhë, është që Komisioni i Venecias të shprehet pro draftit të Partisë Demokratike. Por tek e fundit, askush në Shqipëri nuk mund të mendojë dhe të flasë paraprakisht në emër të tyre. Në një rast të tillë, Edi Rama është i shtrënguar të pranojë verdiktin e tyre dhe të përgatisë një seancë parlamentare të ngjashme me atë të natës së 22 korrikut, kur Reforma në Drejtësi u votua me unanimitet. Që do të thotë se Lulzim Basha sërish duhet të jetë patjetër në Kuvend, për të marrë pjesë në triumfin me vota të kauzës së vet. Ndonëse ai e ka të shkruar në ballë që nuk e do një gjë të tillë, sepse kam bindjen se kërcënimin për mosfutjen e opozitës në zgjedhje e ka si instrumentin e vetëm politik që i ka mbetur në dorë.

 


Mirëpo, në kushtet e marrëzisë politike pa limite, nuk përjashtohet edhe mundësia që opozita zyrtare të mos e ndryshojë shenjestrën e vet, por të këmbëngulë tek vettingu si një e drejtë themelore e saj, pa të cilin nuk mund të ketë as paqe dhe as zgjedhje në Shqipëri, edhe pas refuzimit të Komisionit të Venecias. Atëherë do të dëgjoni oratorë politikë dhe filozofë të tjerë të sulmojnë pa mëshirë Europën e blerë nga paratë e krimit dhe të drogës. Do të lexoni sovranistë të çartur, të cilët do të zbulojnë konspiracione të forta kundër popullit shqiptar, që përfaqësohet vetëm nga Luli, dhe do t’u duket vetja tamam sikur të ishit brenda në çadrën e “Republikës së Re” gjatë vitit të shkuar.

 


Kam frikë se ky skenari i fundit, që ngjan më imagjinari, të jetë më afër asaj që pritet të ndodhë pas mbërritjes në Tiranë të mendimit të Komisionit të Venecias. I cili, ende pa ardhur, e ka vënë pa asnjë dyshim në një siklet të madh Lulzim Bashën. 
Sepse do t’i duhet që të zgjedhë mes dy zjarresh. Ose të kthehet i çarmatosur në parlament dhe të presë një ditë më të mirë, ose të marrë pushkën e të shkojë si trim i vetëm në një luftë, që e ka të përcaktuar fundin. Është një nga ato rastet tipike, kur provohet ajo shprehja “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

 

Shenim: Shkrimi është postuar në profilin e autorit ne facebook

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Astrit Patozi PD Venecia

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:28

Tragjedia e familjes britanike! Ndërtuan shtëpinë e...

10:19

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që...

10:05

E pazakontë/ Këshilltarja merr pjesë në mbledhje...

9:49

Vatra e zjarrit në Malin e Dardhës...

9:38

Tragjedi në Kretë, 40 vjeçarja bie nga...

9:34

Seanti i jep “dritën jeshile”, konfirmohet ambasadori...

9:27

Sa e dëmton “El Nino” ekonominë botërore

8:46

Zjarri në Lofkend mbetet jashtë kontrollit, rifillon...

8:32

Horoskopi sot! Yjet ju udhëzojnë: Kush do...

8:20

Ekstradohet në Shqipëri Sokol Hoxha, i dënuar...

8:05

Moti për ditën e enjte, temperaturat ngjiten...

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.