A shfrytëzohen kultet fetare nga politikanët për të kërkuar vota? Kjo ishte një tjetër pyetje e ngritur nga moderatorja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus.
I ftuar në studio Imami Ilir Curri tha se në xhami kjo nuk ndodh, të paktën deri më sot asnjë drejtues kleri nuk mban fjalime për vota në xhami.
Ndërsa avokati Cenko tha se ai gjatë aktivitetit të tij duke ndihmuar familje në nevojë apo kategori të caktuara njerëzish, ka patur edhe ndërhyrje të politikës për vota.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A orientohet vota në xhami?
Curri: Në Xhami, jo. Në dijen time, nuk di të ketë. Nëse ka ndonjë iniciativë të fshehtë, private apo rast të izoluar, ndoshta. Por baza e madhe e besimtarëve nuk orientohet dhe nuk i jepet asnjëlloj orientimi.
Borakaj: Po politikanë që kërkojnë ndere?
Curri: Politikanë që kërkrojnë ndere mund të ketë, por e thonë dhe juristët është diçka jo e ligjshme.
Borakaj: Jo, jo, ju këkrojnë juve që ta ndihmoni në garë?
Curri: Drejtuesit fetarë në fund të fundit janë qytetarë, janë taksapagues. Por që të dalë një drejtues fetar në xhami e të kërkojë votë kjo nuk ndodh.
Cenko: Unë bëj shumë aktivitete për fëmijët jetimë, talsemikët, të moshuarit, dhe për kohë zgjedhjesh më kanë marrë në telefon.
Borakaj: Nga marrin më shumë majtas apo djathtas?
Cenko: Nga të dy krahët.
Curri: Islami i përket socialdemokratëve të mesëm, mes politikave të solidarizimit dhe barazisë.




