Subscribe

Në vizitën e tij në Kosovë, para gazetarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ndikon më marrëdhënien e tij me Albin Kurtin, pavarësisht mosdakordësive që kanë për këtë çështje.

 

Gjatë fjalës së tij, ai përsëriti qëndrimin  se nisma “Ballkani i Hapur” është rruga e rajonit për të mirën e përbashkët.

 

“Tani jam dhe më i bindur që ‘Ballkani  Hapur’ është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht që kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, marrdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi këtë mosdakordësi. Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie tjetër politike. Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të vijë kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme në Kosovë. Pyetja është çfarë mund të bëjmë ne për ta afruar atë ditë. Por këto arsyetime nuk janë kurrsesi arsye për të vënë në pikëpyetje dashurinë për atdheun dhe vëllazërinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *