Kardiokirurgu Edvin Prifti i cili u përball me drejtësinë pak vite me parë, i akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, deklaroi në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj se asgjë nuk është e vërtetë.
Ai tha se nuk ka besim te drejtësia, dhe e gjitha kjo që po i bëhet është një skenar i shëmtuar për të ndaluar atë të thotë të vërtetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Pjesë nga biseda:
Prifti: Varet edhe nga predispozita që ka pala tjetër, arsyet pse e ka bërë. Arsyet nuk është se ka dhe shumë sekret. Është shumë evidente, shumë e hapur. Unë kam qenë duke hyrë për në Gjykatë dhe në Televizion reflektonte që unë isha arrestuar. Kur më thanë gazetarët në rrugë u thashë që unë ende s’jam futur.
Borakaj: Keni besim te drejtësia?
Prifti: Jo nuk kam. Unë jam një njeri që nuk jam marrë kurrë me politikë, unë kam besuar se njeriu duhet të ketë profesionin e vet. Sigurisht që duke qenë në profesionin mjek ti ke kontakt me drejtësinë. Unë kam bërë një luftë të jashtëzakonshme për të ndryshuar nenin për dënimin e mjekëve.







