E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

A janë në “listën e zezë” të SHBA-së Armina Mevlani dhe Jamarbër Malltezi?

Jo vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe anëtarët e familjes së tij u shpallën të padëshiruar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se në “listën e zezë” janë edhe bashkëshortja Liri Berisha dhe dy fëmijët Shkëlzen Berisha e Argita Malltezi.

 

Reklamë

Bie në sy fakti që në listë nuk janë përfshirë e fejuara e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani, dhe bashkëshorti i Argita Malltezit, Jamarbër Malltezi.

 

DASH tha se Sali Berisha ka përdorur postin e kryeministrit për të kryer afera korruptive dhe për të pasururar familjen e aleatët e tij politikë.

 

 

Më shumë video

Reklamë