Subscribe

Pastori Akil Pano ndërsa ishte i ftuar në “Albano Show” më Vizion Plus, nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetje provokuese të moderatorit Albano Bogdo se : “A është mëkat të shohësh porno”.

Sa i përket kësaj pyetje Pano tha se porno është një industri e shpërndarë më shpejt se çdo virus, duke shtuar se është mjaft e rrezikshme, sidomos për fëmijët.

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: A është mëkat të shikosh filmat në të cilat ndodhin gjëra që bëjnë të rriturit, porno?

Akil Pano: Kalove nga lufta në porno, nga katastrofa në katastrofë.

Albano Bogdo: Pse është katastrofë pornografia?

Akil Pano: Pas legalizimit të pornografisë, ajo plasi si plandemia. Është shpërndarë më fort se çdo virus tjetër. Nuk ka drogë më të fortë se pornografia dhe bixhozi.

Albano Bogdo: Ka, ka, është kokainë. Nuk krahasohet Mia Khalifa me kokainën.

Akil Pano: Kemi dhe një problem tjetër madhor, nuk po flas për problemin që shkakton pornografia të të rriturit. Po flas për dënime parikuperueshëm që pornografia shkaktohet te fëmijët.

Albano Bogdo: Po te fëmijët nuk lejohet.

Akil Pano: Te fëmijët nuk lejohet? Mjafton një telefon në duart e fëmijë dhe sheh gjithçka.

Albano Bogdo: Po ti pse ke dy telefona?

Akil Pano: Për arsye pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *