Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

A e ka përgjuar ish-presidenti Obama pasuesin e tij Trump?

16 Mars 12:30

Drejtuesit kryesorë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin thanë të mërkurën se pretendimi i presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, ish-presidenti Barack Obama, e ka përgjuar në javët para zgjedhjeve të nëntorit është i pabazë.

“Ne nuk kemi ndonjë dëshmi që kjo të ketë ndodhur,” tha kryetari i Komisionit, kongresmeni republikan Devin Nunes. “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë përgjim të Kullës Trump,” tha zoti Nunes, duke iu referuar rezidencës së presidentit në Nju Jork, raporton Zëri Amerikës.

Numri dy i Komisionit, demokrati Adam Schiff, përsëriti të njëjtën gjë: “Deri më sot, nuk shoh asnjë dëshmi, nuk ka kurrfarë baze,” tha ai.

Kongresmenët Nunes dhe Schiff thanë se po presin informacione nga Departamenti i Drejtësisë deri të hënën e ardhshme, për të mësuar nëse agjencia ka dijeni rreth ndonjë përgjimi me urdhër gjykate për zotin Trump. Por ata shtuan se deri tani nuk kishin dijeni për ndonjë përgjim të tillë.

Hetimi nga ana e Kongresit ishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të bujshme të bëra në Twitter nga zoti Trump më 4 mars se telefonat e tij ishin përgjuar.

Komisioni i zbulimit po heton gjithashtu rreth lidhjeve të mundshme midis ndihmësve të fushatës Trump dhe zyrtarëve rusë përpara dhe pas zgjedhjeve të nëntorit.

Zoti Nunes tha se drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey, do të dëshmojë të hënën e ardhshme para komisionit të zbulimit rreth pretendimeve për përgjime si dhe rreth hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitonte zgjedhjet.

Ndërkohë, një senator i rëndësishëm amerikan, Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, thotë se ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes, për të gjetur nëse pretendimi i zotit Trump se atë e kanë përgjuar është i vërtetë.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Barak Obama Donald Trump Përgjime

Nga e njëjta kategori

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna iraniane

më shumë...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.