Akademiku Apollon Baçe ka rrëfyer në studion e Quo Vadis të moderatorës Pranvera Borakaj edhe histori nga jeta e tij personale, ajo romantike.
I pyetur nga moderatorja Borakaj a e ka gjetur gjysmën e tij më të mirë, Baçe tha se e gjeti dikur por që më pas marrdhëniet nuk ecën, ndërsa shtoi se mbase më e mira do të jetë në botën tjetër.
Pjesë nga biseda:
Baçe: Me Platonin te “Simpoziumi” thotë që njerëzit në fillim ka qenë dy e dy, pastaj për çdo gabim Zoti i ndau, secila gjysmë kërkon gjysmën tjetër. Nëse gjen gjysmën që të takon është bukur, nëse se gjen pastaj gjen …
Borakaj: E keni gjetur ju gjysmën që ju takon?
Baçe: E kam gjetur një, por ka qenë tamam në kuptimin e fjalës gjysmë.
Borakaj: Jeni në kërkim të gjysmës më të mirë?
Baçe: Në botën tjetër.
Borakaj: Uroj që jo, për sa kohë njeriu jeton ka gjithmonë shpresë.
Baçe: Atë e pyetën a e ke frikë vdekjen? Jo i tha, se sa të jem gjallë nuk do ta takoj.