Edhe nëse jeni të vaksinuar, ju prekeni nga koronavirusi dhe e transmenton atë te të tjerët.

 

Diçka e tillë u pohua nga mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

Ai deklaroi se të gjithë duhet të nxjerrin mësime nga Izraeli.

 

“Me vaksinimin mendohej se do të bllokohej edhe transmentimi, por e vërteta është krejt e kundërta. Izraeli është shembulli më i mirë për këtë. Ke mundësi infektimesh. Ruhesh nga infektimi me shenja të rënda, por ti vazhdon dhe infekton të tjerët. Kjo është vrima madhore. Infekton që çke me të, të njëjtën ngarkesë virale, si ai i pavaksinuari. Kjo është e vërteta. Duhet të kenë një ndërgjegje te vetja sepse Izraeli e bëri atë gabimin e madh duke menduar se gjithçka kaloi me vaksinimin. I rëndësishëm mbetet kujdesi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *