Subscribe

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko pranoi se do të votjë pro shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, edhe pse e cilësoi një “votë që e rëndon”.

 

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Majko tha se ai ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.

 

“Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij. Pozita ime e vështirë. E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, vote që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”, tha Majko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *