E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do të vaksinohet live kundër COVID-19 Edi Rama?

Ilustrim · Vizion Plus

Teksa theksoi edhe një herë se edhe vetë Bashkimi Evropian është në vështirësi për vaksinën, kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje të qartë nëse do të vaksinohet live apo jo, kur Shqipëria ta ketë atë në dispozicion.

 

I pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, Rama tha se nuk është problem kjo çështje.

 

“Përsa i përket vaksinimit tim live apo me regjistrim, kjo është një çështje që nuk është problem, do ta shikojmë në momentin e duhur.”

 

Vaksinën live kundër koronavirusit e kanë bërë disa zyrtarë, përfshi këtu edhe kryeministren e Serbisë, për të rritur besimin tek ajo.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh