E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A do të shpallë kandidaturën për kreun e PD-së? Si përgjigjet Arben Ristani

Sali Berisha shpalli pak ditë më parë nga Lezha se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike.

 

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” ka treguar se çfarë do të prodhojë Kuvendi. I pyetur nëse do të kërkohet rrëzimi i Bashës apo vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Ristani sqaroi: “Në Kuvend do të ndryshojmë statutin, do të shqyrtohet veprimtaria dhe vendimmarja e Bashës gjatë kësaj kohe, e gjithë veprimtaria antistatutore, jo vetëm vendimi mbi Berishën. Po ashtu, do të bëhemi gati për një referendum.”

 

Reklamë

Ristani mohoi si mundësi shpalljen e kandidaturës së tij për kreun e Partisë Demokratike.

 

“Jo, nuk e kam menduar diçka të tillë, por gjithsesi PD është e njerëzve të lirë, kushdo që mendon se mund t’i japë partisë edhe në poste të tjera, shumë mirë bëjnë që marrin pjesë për të garuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë