Subscribe

Pasi hodhi në kuti votën për kreun e ri të PD-së, Edith Harxhi u pyet nga gazetarët a do të largohet nga kjo forcë politike nëse nuk e fiton garën.

 

Me bindje, ajo u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi për të sot fillon beteja politike.

 

“PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.”

 

Më tej, ajo iu drejtua me një mesazh Lulzim Bashës.

 

“Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë. Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët, beteja ime fillon sot. Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *