Ashpërsimi i masave nuk është një skenar i përjashtuar nga ekspertët. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi për “Vizion Plus” se nëse lind nevoja, do të merren masa më të rrepta.

 

“Kjo është një situatë dinamike, e monituruar çdo ditë. Nëse do të duhet të eskalohen këto masa, patjetër që do të bëhet. Masat e ndërmarra kanë një rezultat duke u nisur nga inkubacioni i sëmundjes, 4-6 javë. Të mos harrojmë që ky është një vlerësim në total i masave, nuk është një masë e vetme që bën diferencën. Të gjitha masat e intensitetit të ulët, si mbajtja e maskës, higjiena e distanca fizike të bashkërëndohen e të jenë në qendër të vëmendjes”, deklaroi ajo gjatë edicionit qendror të lajmeve.

 

Megjithatë, Albana Fico u shpreh optimiste se Shqipëria ka ende mundësi ta mbajë situatën nën kontroll, vetëm nëse zbatohen masat aktuale.

 

“Ne kemi bërë disa sqarime mediatike nga pikëpamja e shpërndarjes ose rritjes së transmetueshmërisë. Kjo për arsye që tashmë i kemi përmendur. Hapja e gjerë, rikthimi nga plazhet, shkurtimi i ditës, ulja e temperaturave, tendenca për tu futur brenda dhe mosrespektimi i masave. Rritja e testimeve është bërë në linjë me hetimin dhe gjurmimin, siç ne kemi thënë, ka një katërfishim nga qershori. Rritja e testimeve ka vënë në evidencë atë situatë që po ndodh në realitet. ne jemi ende në kohë me masat e propozuara që të kapim veten për të mos lënë që kjo situatë të përparojë në ato drejtime që ne në të vërtetë nuk do të deshëm.”

 

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ndaloi mbajtjen e tubimeve, mbledhjeve partiake, ceremonive mortore, dasmave si edhe grumbullimin e më shumë se dhjetë personave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *