Subscribe

Në 27 qershor është thirrur mbledhja e parë për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Himarës. Në të njëjtën ditë procedura parashikon edhe betimin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Belerit.

 

Që mbledhja e këshillit bashkiak të quhet e vlefshme në të duhet të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur. Pra të martën e ardhshme në sallë duhet të jenë me patjetër 11 nga 21 këshilltarët bashkiakë. Dhe Partia Socialiste që zotëron shumicëm me 9 anëtarë bashkë me aleatët e saj Social-Demokratët e Tom Doshit dhe MEGA e zotërojnë kuorumin e nevojshëm për konstituimin e këshillit bashkiak.

 

Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e thirrur nga sekretari i këshillit bashkiak të Himarës do të jetë fizikisht edhe Fredi Beleri. Ligji i veteqeverisjes vendore në nenin 60 e përcakton qartë se pa bërë betimin para këshillit bashkiak, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk e merr mandatin e kryebashkiakut.

 

Nga sot mbrojtja e kryetarit të zgjedhur të Hiamarës ka pesë ditë kohë për të siguruar një leje të përkohshme që Fredi Beleri të bëjë betimin.

 

Pas jo-së për lirim nga apeli i posaçëm, Fredi Beleri është i arrestuar dhe në burg për akuzën e shitblerjes së votave.

 

Betaja për të drejtuar Himarën për katër vitet e ardhshme nga dyshja Sali Berisha-Ilir Meta nuk përfundon me mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Fredi Beleri ka tre muaj kohë që të paraqitet fizikisht në bashkinë e Himarës për të kryer betimin. Nëse kjo nuk ndodh me propozim të këshillit bashkiak ai shkarkohet.

 

Nëse do të jemi te ky skenar, ku Fredi Belerit do t’i mohohet liria e përkohshme sa për të kryer betimin dhe që detyrat e tij t’ia delegojë nënkryetarit për aq kohë sa bashkinë nuk mund ta drejtojë nga burgu, atëherë edhe në Himarë do të kemi përsëri. Ajo do të jetë bashkia e dytë pas Kukësit ku forcat politike do të rihyjnë në garë me kandidatë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *