Kandidati i Djathtas 1912-të, Enkelejd Alibaej në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj ka folur për zgjehdjet e 11 majit.
Ai tha se qëllimi i vetëm i opozitës mbetet fakti që në 12 maj të nxjerrin Edi Ramën dhe mazhorancën socialiste në opozitë.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borkaj se a do t’i bashkonte mandatet e tij (nëse do të merrte në 11 maj) me Sali Berishën për të rrëzuar Ramën, Alibeaj u tregua i prerë ku e mohoi kategorikisht nëj gjë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Me çfarë pritshmërish futeni në këtë garë?
Alibeaj: Futemi me pozicionin e qartë që kemi qenë të parët që kemi bërë të mundur krijimin e një koalicioni sëbashku me LZHK-në quajtur Djathats për Zhvillim, me pozicione të qarta politike bazuar në disa vlera kryesore, mbështetje ndaj drejtësisë, aplikimi i listave të hapura dhe mbajtja e raporteve të hapura me ndërkombëtarët. Nëse më pyet për pritshmëritë në terma numerikë, e them me bindje që më 12 maj një nga synimet tona është që Rama të gëdhihet në opozitë, është një nga synimet që ka shumica e shqiptarëve.
Borakaj: Do ti bashkonit ju mandatet me Berishën pas 11 majit?
Alibeaj: Në opozitë Ramën e çojnë shqiptarët. Rama shkon në opozitë nëse nuk merr 71 mandate. Në 2021 Rama dhe PS morën vetëm 48% të votave të shqiptarëve. 52% e shqiptarëve nuk votuan Ramën, kjo ka ndodhur këtu e katër vite më parë. Po të bësh një llogari se çfarë ka ndodhur me Ramën me skandalet, me minsitra, deputetë e kryetari i Bashkisë Tiranë pas hekurave japin një efekt elektoral. Nëse më pyet për Sali Berishën, ne e kemi bërë të qartë asnjë koalicion me Berishën.
Borakaj: Edhe nëse duhet për të krijuar qeverinë?
Alibeaj: Me Berishën jo.
Borakaj: Me PD pa Berishën kryeministër?
Alibeaj: Kjo është çështje tjetër.
Borakaj: Bëhet e vështiorë gara juaj më 11 maj pasi nuk është vetëm PD që merr vota djathtas pasi ka forca të tjera që marrin vota djathtas si Basha, Shehaj apo parti të reja?
Alibeaj: Jo nuk e bën të vështirë betejën. Vështirësia nuk qendron te fakti përse ka disa konkurente. Demokracia në thlebin e vet konkurencën ka element thelbësor. Vështirësia te ne qendron se nuk futemi të barabartë, te fondet. Sot ka subjekte politike që financohen nga paratë e shqiptarëve, ka dhe subjekte si ne që marrin zero fonde. Kjo nuk duhet lexuar si një lloj vajtimi. Por po them pabarazi financiar. Nuk po flas dhe për faktin tjetër për fonde të errta.
Borakaj: Subjekte të vogla?
Alibeaj: Jo janë subjekte tëmëdyha. Kryesisht ato të pushtetit, përdorin fonde qoftë dhe buxhetore. Pak më parë ka dalë dhe raporti i DASH që flet për pastrim parash dhe korrupsion, që influencon dhe në fushata elektorale. Elementi i dytë edhe hapësirat mediatike. Nga e hëna në të shtunë në masën më të madhe mediat janë të dominuar nga qeveria, por dhe nga Sali Berisha. Ko pabarazi jep dhe efektet e vështireësisë në garë. Megjithatë këto janë rregullat dhe me këto rregulla do të garojmë





