E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

A do ta nënshkruanit pavarësinë e Kosovës?/ Kryeministrja serbe: Jo! Nuk është kusht për…

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic shprehet se nuk beson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje historike.

 

Reklamë

Për mediat serbe, ajo tha se nuk do ta nënshkruante njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, ndërsa shtoi se BE dhe SHBA nuk e kanë caktuar si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

 

Sipas saj, Kosovë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim.

 

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë