Subscribe

E hëna e parë e muajit nëntor detyron ish- kryeministrin shqiptar, Sali Berisha të paraqitet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Në orën 10:00 të mëngjesit, Sali Berisha duhet të paraqitet përballë oficerit të policisë gjyqësore, megjithatë ai ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në gjykatë.

 

Në këto kushte, prokurorëve u lind e drejta të kërkojnë një masë më të rëndë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por për këtë u duhet të marrin paraprakisht autorizim nga Kuvendi.

 

Ndërkaq, edhe të hënën opozita pritet të pengojë zhvillimin normal të të gjitha komisioneve paralmentare që kanë në diskutim projekt- buxhetin. Nga shumica socialiste mund të vendoset që komisionet të zhvillohen online.

 

SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion në favorizimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi përmes nxjerrjes së disa akteve nënligjore. Në burg për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani, ndodhet dhëndri i Berishës, ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi është lënë në masën e detyrim paraqitje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *