E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndërron jetë në det 69-vjeçarja në plazhin e Qerreti, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një grua 69-vjeçare ka humbur jetën menjëherë pasi ka hyrë në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasja L. Sh., banuese në Tiranë. Dyshohet se ajo ka pësuar një arrest kardiak në momentin që ka hyrë në ujë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së 69-vjeçares.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë