E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E shpallur në kërkim për shfytëzim prostitucioni, arrestohet 23-vjeçarja në Elbasan

Një 23-vjeçare e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është arrestur nga policia e Elbasanit.

Në kuadër të operacionit “Fee” u vu në pranga shtetasja peruane F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

Më 7 dhjetor, në kuadër të të njëjtit operacion, policia arrestoi shtatë persona, të gjithë të huaj.

Reklamë

Në pranga ranë dy shtetase kolumbiane për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; dy shtetase spanjolle, dy kolumbiane si dhe një venezuliane për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë operacionit të katër ditëve me parë, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë