E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina e autorëve erdhi nga zona e “Freskut”, më pas u larguan drejt qendrës! Zbardhet dinamika e vrasjes së 30-vjeçarit, pistat ku po hetohet

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Kaludio Prendit në rrugën “Xhanfize Keko”, rreth orës 00:36.

30-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga lokali.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut.

Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor.

Reklamë

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali, kanë hipur në makinën e viktimës tip “G Class: dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Klaudio Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia.

Sakaq, rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”, i cili dyshohet se i përket autorëve.

Ndërsa arma nuk është gjetur në makinë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë