E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rrugët pa sinjalistikë në Peqin/ Shefi i rrugores fshikullon bashkinë

Aksi nacional Elbasan-Peqin një nga më problematikët sa i takon aksidenteve rrugore.

Vetëm në kryqëzimin në Papër kanë ndodhur tre aksidente me 6 viktima. Shkak për këtë, sipas shefit të qarkullimit rrugor në Elbasan, Kreshnik Skëndo, është bërë mungesa e sinjalistikës.

Në takimin e zhvilluar nga prefekti i qarkut Elbasan mbi sigurinë rrugore, Skëndo akuzoi gjithashtu bashkinë e Peqinit si dhe kompanitë kontraktore se nuk kanë marrë asnjë masë pavarësisht shkresave zyrtare për të pajisur këtë aks rrugor me sinjalistikën e nevojshme.

Nga ana tjetër shqetësim shprehu dhe prefekti i Elbasnit, Klodian Sava i cili kërkoi angazhim maksimal nga ana e bashkive dhe strukturave të tjera për mirëmbajtjen e rrugëve.

Në takimin e organizuar, problematikë mbetej dhe aksi nacional Prrenjas-Elbasan si dhe ai që lidh elbasanin me gramshin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video